Me 4 vota kundër! Shkarkohet Edi Paloka dhe anëtarët e kryesisë

0

251 anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike kanë vendosur shkarkimin e Edi Palokës si Kryetar i këshillit Kombëtar të PD-së. Jemin Gjana bëri me dije se vetëm katër persona kanë dalë kundër shkarkimit të Palokës e anëtarëve të kryesisë, propozim i bërë një ditë më parë në Kryesinë e PD-së.

Vota pro: 251

Kundër: 4

Të pavlefshme: 2

Shkarkohen:

Edi Paloka (Kryetar i Këshillit)
Belind Këlliçi
Ivi Kaso
Albana Vokshi
Aldo Bumci
Gent Strazimiri
Gert Bogdani
Oerd Bylykbashi
Flamur Noka
Ervin Minarolli
Ledina Mandia