Salla e Partisë Demokratike u mbush sot me 290 anëtarë të Këshillit Kombëtar nga 479 që janë në total. Prej tyre, vetëm 257 morën pjesë në procesin e votimit për shkarkimin e Edi Palokës si kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe anëtarëve të kryesisë që kanë dalë në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha.
33 të tjerët kanë abstenuar. Për rrjedhojë, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi kërkoi që të lexohen të gjithë emrat e atyrë që morën pjesën në votim.
“Për transparencë, duhet të lexojmë të gjithë emrat e personave që morën pjesë në votim,”– tha Bardhi.
“Po, më lejo të plotësoj procesverbalin dhe më pas do të lexojmë të gjithë emrat,”– tha Jemin Gjana.
Duke lexuar emrat e tyre do të kuptohet edhe se cilët janë abstenuesit.