Banka e Shqipërisë: Ulen kreditë e këqija në 6.35 %, shifra më e ulët që prej 2008

0

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, raporti i huave me probleme ka zbritur në 6.35% në fund të tetorit, norma më e ulët që prej vitit 2008.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë kur kreditë e këqija arrinin në 8.29% si rrjedhojë e krizës së pandemisë ku shumë biznese u gjendën në vështirësi e rrjedhimisht shumë qytetarë humbën vendet e punës si pasojë e krizës, ky tregues ka rënë me gati 1.94%. Banka qendrore më herët parashikonte që niveli i kredive me probleme mund të arrinte këtë vit deri në 10%, por të dhënat flasin për një situatë dukshëm të përmirësuar për sistemin bankar.

Mosrritja e raportit të kredive me probleme lidhet jo vetëm me lehtësitë që ndërmori banka një vit më parë me shtyrje të kësteve të kredive për 6-muaj për individët dhe bizneset e prekura nga kriza, por edhe prej masave të zbutura në kuadër të menaxhimit të pandemisë në vend. Edhe FMN në raportin e fundit për Shqipërinë parashikonte një rritje të huave me probleme që mund të shkonte në 15% në 2021, ku sipas institucionit financiar ndërkombëtar me gjithë presionin e shkaktuar nga pandemia Covid-19 duket se ende nuk është materializuar në efekte të dukshme negative në këtë drejtim.

Por, veç përmirësimit të ekonomisë në tërësi edhe duket se edhe vazhdimi i kredidhënies nga sektori bankar ka dhënë ndikimin e saj në reduktimin e nivelit të kredive të këqija, pasi portofoli i huasë bankare të dhënë deri në fund të tetorit arrinte 651.9 miliardë lekë. Prej saj, vetë, 41.3 miliardë lekë rezultojnë në segmentin e kredive m,e probleme,ndjeshëm më e ulët se niveli i një viti më parë kur arrinin në të njëjtën periudhë në 49.1 miliardë lekë hua me probleme.

Marrë nga Top Channel



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu