Zgjidhet pasuesi i Zoran Zaev. Ai është Dimitar Kovaçevski.
Lideri i sapozgjedhur i LSDM-së, falënderoi të gjithë ata që votuan në zgjedhjet e sotme dhe përgëzoi kundërshtarët e tij për pjesëmarrjen në zgjedhje.
Siç tha ai, programet e tyre zgjedhore do të jenë pjesë e strategjisë së re të partisë.
“Shokë, sonte LSDM është fituese. Sonte LSDM mbajti edhe një leksion nga demokracia. Të gjithë mund të festojmë zgjedhjet e suksesshme, por nga nesër duhet të përveshim mëngët dhe t’i shkojmë punës,” tha Kovaçevski.