U kap ‘mat’ duke ndërtuar pa leje banesën 1-katëshe, arrestohet 32-vjeçari

0

Një 32-vjeçar, i shpallur në kërkim për ndërtim pa leje është arrestuar ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se personi me inicialet V.GJ. banues në lagjen ‘Pavarësia 3’ po ndërtonte një banesë 1 katëshe në Palasë, pa leje nga organet kompetente. Ai tashmë do të përballet me akuzat e ngritura ndaj tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit V. Gj., 32 vjec, banues në lagjen “Pavarësia 3”, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi është konstatuar duke ndërtuar një banesë njëkatëshe, në Palasë, Himarë, pa leje nga organet kompetente. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu