LAJM I FUNDIT/ Arrestohet në Romë ish-prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla

0

Ish-kryeprokurori Adriatik Llala është vënë në pranga në Romë të Italisë, kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga shpallja e tij në kërkim ndërkombëtar, gjë që u bë më 8 tetor të këtij viti. Mësohet se Llalla është arrestuar më datë 10 dhjetor. Prej tre ditësh, pavarësisht se është prangosur, Llalla qëndron në qelinë e vendit fqinj, në pritje të procedurave që do të bëjnë të mundur ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit me dy vite burg për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste.

Pas dënimit, vetë ish-kryeprokurori braktisi Shqipërinë dhe u larguar jashtë vendit. Dosja.al raportoi e para se Llalla ishte akomoduar në Romë, ndërsa avokati i tij, Sokol Hazizaj deklaronte se ish-kryeprokurori ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk kishte asnjë të dhënë mbi vendndodhjen e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu