Rama: Unë erdha se desha ta nënvizoj këtë që dhe falë investimeve të bëra do mbahet pastër, dhe falë punës fantastike që u bë gjatë 24 orëve të fundit.Me këto lloj prurje, para ca vitesh uji dilte në qendrën e Fierit, ka qënë historikisht nën ujë, sot nuk është prekur fare. Janë gjëra pozitive, e kemi ditur që do të vazhdohen të bëhen, për sa kohë duam ta mbajmë, duke e pasur zonë të mbrojtur, për sa kohë asnjë digë nuk do lejohet, kjo i ka risitë e veta.
Banori: Unë jam banor i këtij fshati. Ne na ka shpëtuar puna juaj, na mbrojti, nuk ka u fut uji, është për tu admiruar puna. Nuk është ngritur në nivelin e duhur, të bëhet.
Rama: Po patjetër..
POSTIMI I RAMËS NË FACEBOOK: Në grykëderdhjen e Vjosës, ku falë investimeve të kryera për argjinaturat e reja dhe mirëmbajtjen e sistemit të rivendosur prej disa vitesh në punë të kullimit, bilanci i dëmeve nga prurjet tejet masive të lumit është minimizuar shumë ndjeshëm, ndërsa tërheqja e ujërave nga fushat ka ndodhur në kohë rekord. Tani do të vijojmë punën që në përballjen e ardhshme me përkeqësimin e motit, gjërat të shkojnë edhe më mirë.
Faleminderit të gjithë atyre që i qëndruan mbi kokë ditë e natë situatës shumë të rënduar nga moti i keq, këtu e në të gjithë Shqipërinë