Nga editori, infowebtv
Është ndarë nga jeta Arben Duka, gazetar, poet, krijues.
Arben Duka u lind në Labovë të Gjirokastrës më 5 dhjetor 1957. Mbaroi Akademinë Ushtarake dhe më pas Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.
Ka ndofta biografinë më të pasur letrare dhe artistike në vënd. Është autor i mbi pesëdhjetë vëllimeve poetike të botuara e të ribotuara gjer në pesë herë.
Është bashkëautor në rreth tre mijë këngë të të gjitha zhanërve duke filluar nga viti 1974. Ka dhjetra çmime si autor dhe bashkëautor në gjininë e këngës, ku spikasin shtatë çmime të para në Festivalet Kombëtare të këngës në Radiot Televizionin Shqiptar.
Është autor i mijëra e mijëra vargjeve humoristik dhe satirikë në shumë të përditëshme dhe periodike. Ka mbuluar për rreth shtatë vjet “Intervistat E Kaso Kosës” në gazetën “Intervista” duke qënë i spikatur dhe në prozë në këtë fushë.
Por Arben Duka është më së shumti një poet lirik. Janë të shumta këngët hite në vite që mbajnë firmën e Arben Dukës, është e pamundur të shkruhet gjithë ajo listë e gjatë. Duka është autor i tekstit të Hymnit të Policisë së Shtetit.
Arben Duka është “Nderi i Qarkut Gjirokastër”, “Nderi i Odries”, “Nderi i Lunxhërisë”, “Nderi i veteranëve të luftës”, “Qytetar Nderi i Gjirokastrës”.
Veprat:
Nektari i këngëve
Njëmijë puthje
Ç’të bëj me fjalën?
Letra dashurie-në pesë libra të veçantë.
Unë isha një i vetëm
Intervistat e Kaso Kosës
Vetëm ty të kam
Gjiri i Virgjëreshë (i botuar gjashtë herë)
Ç’ja thoshte bilbili-humor e satirë
Pushtetarë dhe zagarë-humor dhe satirë
Grek o grek kokë goricë-satirë
Rroj se nuk vdes dot
Labovë moj Labovë-poemë.
Kristale të thyer
Dashuria është abstrakte
Aromë vajze
Heroi i dashurisë
Fisnikëria e ka një emër-kushtim për I.Hasanbelliun.
Vipa dhe rripa-humor dhe satirë.
Taksidarët e gjakut-satirë
Njeriu me bllok
Aliu dhe Saliu
Rebelohuni-satirë
Biri i shqiponjës-poemë për Heroin e Popullit-Jaho Gjoliku
Sa doli Xhuvelëria, plasi sheshit kurvëria-në dy volume etj.