Kthehen në trend ‘shtëpitë e barit’ edhe në Shqipëri.
Policia e Durrësit ka goditur një rast të kultivimit të kanabisit me anë të llambave.
Burime për Noa.al bënë me dije se në katin e dytë të një pallati është zbuluar një apartament i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.
Policia deklaron se në lagjen nr. 13, Durrës, nga kontrolli në banesën e marrë me qira nga shtetasi I. A., u konstatua se ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike ku u gjetën dhe u sekuestruan 2 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa e tharë, e bërë gati për shitje, 110 vazo në të cilat ishin kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa, 19 llamba dhe pajisje të tjera elektrike.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.