Braktisi dy fëmijët e saj në Ersekë, shpallet në kërkim 31-vjeçarja

0

Një 31-vjeçare nga fshati Taç i Ersekës është shpallur në kërkim nga policia pas denoncimit të bashkëshortit të saj se ka braktisur dy fëmijët e mitur. Personi në fjalë është shtetasja me inicialet P.K. Sipas informacioneve të policisë, ajo është denoncuar nga bashkëshorti i saj E.K. se është larguar nga shtëpia ditën e djeshme duke lënë vetëm dy fëmijët e çiftit.

NJOFTIMI I POLICISË Së KORÇËS:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë shpalljen në kërkim dhe filluan procedimin penal për veprën “Braktisja e fëmijëve të mitur” për shtetasen P. K., 31 vjeçe, banuese në fshatin Taç, Ersekë, pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj, shtetasi E. K., 37 vjeç, i cili ka deklaruar se shtetasja e mësipërme është larguar nga banesa ditën e djeshme dhe ka braktisur dy fëmijët e mitur.
Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu