Paralajmërimi i fortë i Belind Këlliçit: ‘E di ai se vëllai im është …’

0

Belind Këlliçi deklaroi mbrëmjen e sotme se i është vjedhur laptopi, hard disku dhe dy USB, brenda të cilave kishte edhe materiale të vëllait të tij.

Këlliçi ka treguar në Open se vëllai i tij është shtetas amerikan, ndërsa tha se ku i fundit do të ngrejë padi dhe do sigurishtë do lajmërojë edhe autoritetet amerikane.

“Më takon mua që të shkoj për një mbledhje me të rinjtë në zyrën e FRPD-së dhe të gjej bravën e zyrës të ndërruar, dyert të shkallmuara dhe zyrën time të bastisur. Besoj se je i bindur që nuk gënjej. Më është vjedhur laptopi, hard disku me të gjitha informacionet e mia personale, për të cilat pasi njoftova policinë kërkova të vijë policia shkencore nuk erdhën për 45 minuta, i jam drejtuar Komisariatit që mbulon territorin e PD-së për të bërë një kallëzim.

Në të gjitha materialet që unë kam patur ka edhe materiale pronë të familjes sime ku im vëlla që është shtetas amerikan do të depozitojë kallëzim penal edhe ai për vjedhje të dëmeve personale dhe do njoftohet edhe ambasada e SHBA, për një shtetas amerikan dhe për të gjithë institucionet përkatëse.

Mua nuk më duket normale që nëse nuk je dakord me belindin, t’i hysh në zyrë, ta shkallmosh, ta vjedhësh, ta bastisësh dhe të dalësh të nesërmen e kanë bërë vetë ata. e këtë tha Basha zot që është absurde, se paskam vjedhur unë zyrën time. Kjo është një çmenduri që unë nuk e toleroj”, tha Këlliçi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu