E rëndë/ Katër fëmijë humbin jetën në Australi, bien nga kështjella plasike

0

Katër fëmijë kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë lënduar rëndë pasi një kështjellë me ajër shpërtheu në një shkollë fillore në Australi. Mediat e huaja raportojnë se fëmijët ranë rreth 10 metra pasi era ngriti një kështjellë plastike në ajër. Kështjella po përdorej me rastin e një feste që ishte organizuar për festat e fundvitit në shkollë.

Sipas informacioneve, dy vajza dhe dy djem, të gjithë në klasën e 6-të, humbën jetën në tragjedinë në shkollën fillore ‘Hillcrest në Devonport’ të enjten në mëngjes.

Policët ndodhen në vend ngjarje, por është ende e paqartë se sa fëmijë po luanin në kështjellën plastike kur ajo u ngrit në ajër. Deri tani pesë prej tyre janë në spital dhe katër në gjendje kritike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu