Kokainë dhe heroinë në kufi! Arrestohet në Greqi shqiptarja dhe terroristi turk

0

Një 32-vjeçare shqiptare ka përfunduar në prangat e policisë greke. Mësohet se policia ka sekuestruar 23 kg heroinë dhe 2 kg kokainë nga pala greke në Kapshticë. Gjatë aksionit, është ndaluar nga policia greke një automjet, me drejtues shtetasin turk, Enver Celen, dhe pasagjerja shqiptare e cila kishte me vete dy pako me 2 kg 100 gram kokainë.

Në bagazhin e mjetit janë gjetur dhe sekuestruar dy çanta, që përmbanin njëra 11 kg 335 gram heroinë dhe tjetra 11 kg 668 gram heroinë. Turku ishte i shpallur në kërkim me urdhër arresti nga Prokuroria e Stambollit për “pjesëmarrje në organizatë terroriste”.

Siç raporton media greke, avokatja e shtetasit turk, Anthoula Anasoglou, është shprehur se “Klienti im, i përndjekur nga regjimi i Erdogan, u largua për në Greqi për të gjetur strehim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu