Shefi i kompanisë “Tesla”, Elon Musk ka propozuar së fundmi zgjidhjen për egfektin serë. Musk ka treguar risitë që po sjell kompania e tij në hapësirë. Me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka njoftuar se po punon me një program për të hequr CO2 duke e kthyer në karburant raketash. Pas njoftimit ai iu bërë thirrje të gjithëve të bashkohen në këtë iniciativë.
“SpaceX po fillon një program për të hequr CO2 nga atmosfera dhe për ta kthyer atë në karburant raketash. Bashkohuni nëse jeni të interesuar”, -shkruan Musk.
Nuk dihet ende se kur do të nisë programi, por nëse kjo është e mundur një sërë procesesh të shkaktuara nga efektet serrë që kanë si nxitës dioksidin e karbonit do te eliminoheshin.