Ja sa lekë pagoi Noizy për të dalë nga burgu?

0

Vetëm disa orë pasi u arrestua në Kosovë mbrëmjen e djeshme, Rigels Rajku, i njohur si Noizy është liruar.

Mediat kosovare bëjnë me dije se reperi u lirua vetëm pasi pagoi gjobën prej 2 mijë eruosh.

Ai u arrestua mbrëmë në pikën kufitare në Vermicë, mbrëmjen e kaluar, pasi ndaj tij kishte pasur një urdhër-arresti.

“Shoqërohet një person me urdhëresë të gjykatës. Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë.

Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale”, thuhej më herët nga Policia e Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu