Një person ka përfunduar në QKUK, pasi është sulmuar me thikë nga një tjetër. Rasti ka ndodhur ditwn e djeshme në Prishtinë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
NJOFTIMI I POLICISË:
“Prishtinë, 16.12.2021 – 14:40. Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori , rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”
(a.b)/dosja.al