Mbyllet dosja e Kostandin Kacifas, drejtësia: Ekstremisti grek u vetëvra

0

Ekstremisti grek, Kostandin Kacifas është vetëvrarë. Ky është përfundimi i arritur nga Gjykata e Gjirokastrës për vdekjen e Kacifas në fshatin Bularat.

Seanca raportohet se është mbajtur më 13 dhjetor, ku Gjykata e Gjirokastrës vendosi të pranojë kërkesën e prokurorit Julian Çafka, për pushimin e hetimeve të regjistruara lidhur me vdekjen e ekstremistit grek, Kostandin Kacifas në 28 Tetor 2018.

Më herët ekspertiza e mjekëve ligjorë shqiptarë, arriti në përfundimin se në trupin e viktimës janë kryer qitje me puthitje që fakton se Kacifas është vetëvrar, duke përjashtuar zyrtarisht ekzekutimin e ekstremistit nga forcat policore RENEA.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu