“Basha ka humbur 4 palë zgjedhje, ka përmbushur ciklin e tij”, zyrtari i PD në Shkodër: Anëtarët do marrin pjesë masivisht, e prisnin prej kohësh

0

Sekretari për çështjet zgjedhore dhe ligjore në Partinë Demokratike dega Shkodër, Besnik Kastrati, shprehet se janë marrë masat për referendumin e së shtunës, duke ngritur 9 qendra votimit në Bashkinë e Shkodrës, pa harruar edhe qendrat e votimit në Malësi të Madhe dhe Pukë.

“Pritshmëritë për pjesëmarrje të anëtarëve janë të larta, pasi anëtarësia ka pritur që të ndodhte më herët ky proçes” – theksoi Kastrati.

Sipas tij, kyçja e selisë së PD Shkodër nuk është një imazh i bukur që i jepet këtij qyteti, ndërkohë ftoi anëtarët të ruajnë qetësinë.

“Nuk ka luftë brenda PD, sepse konfliktin e kemi me qeverinë. Kryetari Basha ka humbur 4 palë zgjedhje dhe ka përmbushur tashmë ciklin e tij. Ne të gjithë e presim ndryshimin”- u shpreh ai.

Proçesi i votimit për shkarkimin e Lulzim Bashës nga kreu i PD, do të nisë të nesërmen nga ora 08:00 dhe do të zgjasë deri në ora 17:00, ndërkohë numërimi pritet të nis gjysmë ore pas përfundimit të votimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu