UNFPA nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me 6 kompani shqiptare

0

UNFPA po zbaton projektin “Më shumë Zgjedhje: Politikat Familjare të Përgjegjshme Gjinore për Sektorin Privat në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi.”

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) në Shqipëri, si pjesë e projektit rajonal “Më shumë Zgjedhje: Politikat Familjare të Përgjegjshme Gjinore për Sektorin Privat në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi”; nënshkroi sot gjashtë Marrëvedhje Bashkëpunimi me 6 kompani pararojë.

Oraret fleksibël të punës, programet shëndetësore për punonjësit, vendet e përcaktuara për ushqyerjen me gji dhe dhomat e pushimit ditor për fëmijët në mjediset e ndërmarrjes janë vetëm disa nga praktikat miqësore për familjet në vendin e punës që këto kompani kanë realizuar dhe kërkojnë t’i zgjerojnë më tej në bashkëpunim me UNFPA në Shqipëri, mbështetur nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC).

UNFPA ka nisur bashkëpunimin me këto kompani përmes një sërë takimesh informuese dhe trajnimesh paraprake për të krijuar mjedise pune më miqësore për familjen, të përgjigjshme gjinore dhe që japin mundësinë për një balancë të mirë midis jetës dhe punës. Marrëveshjet që u firmosën sot me Bankën Raiffeisen, Agna Group, R&T Group, INCA si pjesë e AZ Group, LUFRA dhe FIX, synojnë konfirmimin e angazhimit të këtyre kompanive për zbatimin e politikave më miqësore ndaj familjes. Kjo do të arrihet përmes seancave konsultative dhe aktivitete trajnuese për departamentet e menaxhimit dhe burimeve njerëzore dhe departamentin e komunikimit, shkëmbimeve të eksperiencave dhe përvojës me zbatues të suksesshëm në rajon, e të tjera që do të lehtësohen dhe mbështeten teknikisht dhe financiarisht nga ky projekt.

Të gjitha këto përpjekje do të shoqërohen gjithashtu edhe nga një bashkëpunim i njëkohshëm me ligjvënësit kombëtarë për zhvillimin e një kornize më të plotë të politikave familjare të përgjegjshme gjinore. “Sigurimi i një ekuilibri të qëndrueshëm midis jetës dhe punës është një përpjekje kolektive multi-sektoriale që kërkon një angazhim afatgjatë nga të gjitha palët e interesuara.” – tha në fjalën e saj të hapjes Dr. Manuela Bello, Drejtuese e Zyrës së UNFPA në Shqipëri.

Projekti “Më shumë Zgjedhje” synon të zgjerojë spektrin e zgjedhjeve për gratë, në mënyrë që ato të përmbushin aspiratat e tyre për karrierë dhe për të krijuar familje e lindur fëmijë, synon të sigurojë përfshirjen e burrave në përkujdesjen ndaj familjes dhe punën e papaguar, për të mundësuar barazinë gjinore jo vetëm jashtë mjedisit të shtëpisë, por edhe brenda saj.

Dhe, për të realizuar këtë, “Austria dhe zyra Austriake për Bashkëpunim mbeten të përkushtuara ndaj partnerit UNFPA Shqipëri dhe të gjithë aktorëve kombëtarë përkatës në këtë fushë të rëndësishme për arritjen e barazisë gjinore”, – theksoi Dr. Christian Steiner, Ambasadori Austriak në Shqipëri.

Në të njëjtën linjë, Ministrja e Financa, Zj. Delina Ibrahimaj rikonfirmoi në fjalë e saj
se “Ky projekt përputhet edhe me qëllimet dhe vizionin e Ministrisë së Financave
specifikisht “Strategjisë së Punësimit dhe Aftësive 2019-2022”. Vizioni i kësaj
Strategjie është frymëzuar nga qëllimi i Bashkimit European për një zhvillim të
zgjuar, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës ndaj dhe ne synojmë që të kemi një
ekonomi konkurruese dhe shoqëri gjithpërfshirëse që bazohet në qasjen “Më shumë
aftësi dhe punë më të mira për të gjithë gratë dhe burrat”.

Ky takim u përshëndet edhe nga Parlamenti Shqiptar përmes Kryetarit të Komisionit
të Ekonomisë, Z. Eduart Shalsi.