Kukësi përgatitet për referendumin, koordinatori demokrat: Ngjan si ‘Koncert në ’36’

0

Materialet zgjedhore për referendumin e nesërm kanë mbërritur në qytetin e Kukësit. Koordinatori demokrat për këtë qytet Fasli Gërmizi e krahasoi sjelljen e palës mbështetëse të kryetarit demokrat Lulzim Basha si në filmin “Koncert në vitin 1936”. Për mediat, ai shtoi se rithemelimi i PD-së do të prodhojë ministra dhe deputetë të preferuar për popullin, jo për kryetarin.

“Nesër do të jetë dita e shënuar e demokratëve, të vendosin me referendum. Është e para që brenda llojit edhe në politikën shqiptare, shfrytëzohet një nen i statutit dhe ngrihet Kuvendi për herë të parë mbi kryetarin. Do të bëhet nesër kjo është ngjarja! Referendumi po, ratifikimi i vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit po, të tjerat janë pa vlerë. Kjo më ngjan me Koncertin e vitit 1936. Ne kemi hapur lojën për të gjithë demokratët, kurse ata qajnë hallin e dy tre personave. Kjo do të prodhojë ministra dhe deputetë të popullit por jo të preferuar të kryetarit. Është një gjetje e shëmtuar për të shpëtuar, por është e vështirë. Ngjarja ngelet ratifikimi i vendimit nr.6 të Kuvendit Kombëtar”, tha Gërmizi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu