Shtimi i turistëve çekë në Shqipëri, Çekia hap Konsullatë Nderi në Sarandë

0

Çekia ka ngritur ditën e sotme një Konsullatë Nderi në Sarandë. Mësohet se konsullata është hapur për shkak të interesit të madh të qytetarëve çekë për të vizituar Sarandën.

Për të inaguruar hapjen e Konsullatës ka qenë i pranishëm në Sarandë edhe ambasadori çek në Shqipëri, Jaroslav Ludva. Ludva tha se kjo Konsullatë do të drejtohet nga konsullja e Republikës Çeke për Qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, Lolita Poda.

Mesatarisht janë rreth 15 mijë qytetarë nga Çekia që vizitojnë Shqipërinë si vend turistik çdo vit.