Ishte data 15 shtator i vitit 2021 kur FSHF miratoi projektin e 100 fushave, një nga projektet më të mëdha të Federatës që konsistonte në ndërtimin e fushave të reja në të gjithë Shqipërinë.
Në Tiranë, fusha e “Selman Stërmasit” po “rënkon” çdo ditë dhe drejtuesit bardheblu ende nuk kanë dhënë një datë për ndërrimin e tapetit. Një video e publikuar nga Dosja.al shihet qartë gjendja e fushës.
Ndeshja e fundit që është luajtur në “Selman Stërmasi” ishte data 3 tetor ku bardheblutë fitonin 2-0 ndaj Laçit.