Iu gjetën armë në banesë, Gjykata e Sarandës lë të lirë 36-vjeçarin

0

Gjykata e Sarandës ka liruar ditën e sotme 36-vjeçarin, i identifikuar vetëm me iniciale Dh.N, i cili u arrestua tre ditë më parë pasi në banesë iu gjetën armë zjarri. Gjykata dha këtë vendim mbi 36-vjeçarin pasi vërtetoi që armët e gjetura në shtëpinë e tij ishin jashtë funksionit të tyre luftarak.

36-vjeçari në Gjykata ka treguar se amrët që janë sekuestruar janë artizanale dhe janë blerë në tregun e suvenirëve në Greqi. Të prangosurit në shtëpi nga Policia iu gjetën 2 arme zjarri luftarake dhe 1 revolver sportiv.

Kontrolli në banesën e tij ka ndodhur pas vjedhjes prej 200 milion lekë të një supermarketi në Sarandë javën e kaluar.