Kryesia e PD e mbledhur sot ka kërkuar largimin e personave ‘non-grata’ nga strukturat qendrore të PD.
Në mbledhjen e sotme është propozuar që në strukturat qendrore të mos ketë individë non grata. Propozimi është bërë nga nënkryetari i PD Enkelejd Alibeaj.
I të njëjtit mendim është dhe deputeti Ervin Salianji teksa ajo ka marrë dakordësinë e anëtarëve të tjerë.
Ndërkohë, deputeti Agron Gjekmarkaj ka kërkuar kthimin e këtij propozimi në rezolutë.
Pjesë nga diskutimet për këtë propozim:
Dhurata Cupi: Kjo eshte per Sali Berishen. Ta themi qarte dhe shqip. A jemi ne ne gjendje ta perballojme dot këtë ndaj demokrateve?
Kreshnik Collaku: Jam dakort me kete propozim.
Agron Gjekmarakaj: Jam dakort me propozimin
Salianji: Ta kthejmë ne rezolute.





