Në të gjithë vendin vazhdon me intensitet votimi për ratifikimin e shkarkimit të Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar një video me pamjet nga votimi i jashtëzakonshëm në Degën 2 në Tiranë.
Me anë të përshkrimit përbri videos, Berisha ironizon kryedemokratin Basha, duke e cilësuar si Lulëzim Brava, ndërsa shton thirrje që koha e tij tashmë ka mbaruar.
“Dega 2 Tiranë voton: Lulzim Brava ka mbaru, ka mbaru!,” shkruan Berisha në postimin e tij përkrah videos.