Imami pas votimit në Referendum: Dita më e lumtur për mua, Kuvendi i Bashës

0

Ish-deputeti demokrat, njëheraz ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka folur në një prononcim për mediat pas votimit në referendumin e thirrur nga Berisha për shkarkimin e Bashës.

Imami u shpreh se kjo është një nga ditët më të rëndësishme të tij, ndërsa bëri me dije se të hënën ai do të dalë në protestë, kundër vizitës së Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në Tiranë. Sipas Imamit, çdo veprim i Lulzim Bashës në Kuvendin e mbledhur prej tij sot, është nul.

“Është një proces demorkatik. Anëtarët e PD mund të shprehen, janë shprehur para 6 muajsh, para 4 vitesh dhe tani kanë të drejtë për të vendosur për fatin e tyre. Ky është një ndër votimet më të rëndësishme të jetës time. Unë jam më PD për cështjen e aktivitetit është problem tjetër do të jem gjithmonë aktiv. Qëndrimi i Bashës? Kuvend i cili është mbledhur pasi 4 mijë kanë shpallur datën e kongresit pas këtij veprimi është nul nga pikëpamja juridike dhe e ulët nga morali. Shqipëria ka 8 vite në opozitë dhe mbi 8 vite pa opozitë, jo se nuk janë bërë protesta poor ësjhtë bërë për interesat e kryetarit të partisë demokratike. Kjo është një fitore ky që ka qenë deri dje ti zhvillonte betejat dhe të kishte cuar PD në qeverisje të vendit dhe ta kishte shpëtuar vendin nga kthetrat e kësaj qeveri, qindra njerëz të larguar, ekonomia e dërmuar. Veprimi i Bashës është nuil juridikisht kurse morale politike është veprim i ulët duke konkurruar me anëtarësinë që voton vendimin që është marrë para 1 jave. Nuk është protestë kundër Vuçiç por kundër ballkanit të hapur kundër dyshes Rama-Vuçiç. Në 8 vite situata në politikën e jashtme ka qënë e destabilizuar. Të gjithë në protestë për Ballkanin e hapur.”, deklaroi Imami në prononcimin e tij për mediat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu