Komentues të ndryshëm kanë denoncuar hakimin e llogarive të tyre të cilat siç duket pa aprovimin e tyre janë vënë në rresht për të ndjekur fjalimin e kryedemokratit Lulzim Basha në Kuvendin Kombëtar që po mban sot.
“Pse më është hakuar llogaria, ju lutem më ndihmoni, nuk dua ta shoh këtë live,”- shkruan një prej tyre.
“Ça më del kjo live moj ça më keni hakeru,”– shton një tjetër.