Basha është në mbledhje! Berisha shkon në seli: Lul Brava mori ndëshkimin e merituar

0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një fjalë të shkurtër në shkallët e selisë së Partisë Demokratike, ku edhe ka falenderuar demokratët që morën pjesë në referendumin për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha. Në fjalën e tij para mediave, Berisha tha se në referendum morën pjesë 44 mijë demokratëve, duke u shprehur se përulej para tyre. Ndërsa për Bashën tha se sot kishte marrë ndëshkimin e merituar për bashkëpunimin që e akuzon se ka me kryeministrin Edi Rama.

“Një falenderim të përzemërt për ata që janë këtu dhe demokratëve shqiptarë. Të cilët firmosën sot më 18 dhjetor në një akt madhor në një monument madhështor të lrisië së pluralizmit politik, referendumin e parë të thërritur nga anëtarësia e një force politike në historinë e Shqipërisë, por mundet edhe më gjerë. Ndaj unë dua të përulem me nderimin më të madh para dhjetëra mijëra, më saktë para mbi 44 mijë demokratëve që sot vendosën me votën e tyre në mënyrën më plebishqiptare largimin e pengBashës. Jo Basha, por Bravaik. Lul Brava. Ky është ndëshkimi më i merituar që një person i padenjë për detyrë, që detyrën e kreut të opozitës e shfrytëzon për pazare personale, ky është votimi më i shkëlqyer që shkruan një kapitull të ri. Nuk ka forcë që i pengon njerëzit e lirë në arritjen e objektivave të tyre. Unë me këtë rast dua t’i jap fjalën komisionit që me transparencë menaxhoi dhe drejtoi referendumin e parë të një force politike. Fjala për rezultatet është e Albana Vokshit,”-tha Vokshi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu