Elbasan/ Nga drejtimi i mjetit në gjendje të dehur deri tek kacafytjet mes shoferëve, policia vë në pranga 3 shtetas

0

DVP Elbasan

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas për veprat penale, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasëve:

-H. Rr., 38 vjeç, dhe L. D., 64 vjeç ,banues në Elbasan, pasi u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

-H. M., 54 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke drejtuar mjetin tip “Pasat”, ka aksidentuar këmbësorët,shtetasit ,A. H., dhe R. Sh., banues në Elbasan, të cilët ndodhen jashtë rreziku për jetën.
—-
U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit:

-A. H., 21 vjeç, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” pasi pasi ka goditur me grushta drejtuesin e mjetit shtetasin, H. M.;


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu