EMRI + FOTO/ Zhduket 19-vjeçarja shqiptare në Angli, ç’kishte veshur herën e fundit

0

MBRETËRI E BASHKUAR- Florjana Çapani, 18 vjeçe, banuese në në zonën e Redhill, Surrey, Mbretëri e Bashkuar rezulton e zhdukur që prej datës 5 Nëntor 2021. Mediat angleze shkruajnë se e vogla nuk ka pasur kontakte me të afërmit që në momentin që është larguar nga shtëpia më 5 nentor të këtij viti.

Për herë të fundit ajo është parë në zonën e Redhill ku edhe jetonte.

Në media vajza përshkruhet si e hollë, 1.67 m e gjatë me flokë kafe të errët. Në momentin që është zhdukur mendohet se i ka patur flokët e kapura bisht dhe ka pasur veshur një pallto të zezë.

Kushdo që e sheh ose ka ndonjë informacion tjetër, i kërkohet të raportojë online ose të telefonojë në policinë lokale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu