VIDEO: Sulm me raketa ndaj Ambasadës Amerikane në Bagdad, njëra shkatërrohet në ajër

0

Dy raketa u hodhën drejt Ambasadës Amerikane në Zonën e Gjelbër të Bagdadit, dy javë pasi qarkulluan paralajmërimet për një sulm të mundshëm nga milicia e mbështetur nga Irani.

Një raketë u shkatërrua në ajër nga sistemi mbrojtës C-RAM nga forcat amerikane, ndërsa tjetra u ul pranë zonës së Sheshit të Festimeve të Madhe. Të dyja raketat ranë pranë bazës Union III, ku ndodhet një koalicion i udhëhequr nga SHBA me forcat irakiane që kundërshtojnë ISIS. Ndërkohë që deri më tani nuk raportohet për viktima.

Zyrtarët amerikanë e paralajmëruan se milicia e mbështetur nga Irani mund të rrisë sulmet ndaj trupave amerikane në Irak dhe Siri në javët e ardhshme, pjesërisht për të shënuar përvjetorin e vrasjes së gjeneralit të lartë iranian Qassem Soleimani dhe komandantit të milicisë irakiane Abu Mahdi al-Muhandis.

Marrë nga Dailymail


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu