Regjistrohen 312 raste aktive me COVID-19, MSH thirrje qytetarëve në Kosovë: Respektoni masat

0

312 raste aktive me COVID-19 regjistrohen në Kosovë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, deri tani në Kosovë nuk është konfirmuar asnjë rast me variantin Omicron, i cili nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar si “variant shqetësues” dhe ka paralajmëruar mundësinë e “pasojave të rënda” nga valët e shkaktuara prej këtij varianti.

MSh e Kosovës, dje përmes një njoftimi ka bërë thirrje që të respektohen masat antiCOVID-19, duke bërë thirrje që t’i kufizojmë edhe manifestimet masive për festat e fundvitit.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu