Nëna e katër djemve të vrarë nga zjarri në një shtëpi në Londër nuk e kapërcen dot humbjen e madhe që po kalon. Deveca Rose, nëna e 4 fëmijëve është shprehur për mediat britanike se nuk e beson dot që djemtë e saj janë larguar nga kjo botë.
‘Bryson, Kyson, Logan dhe Leyton ishin foshnjat e mia, ata ishin jeta ime, ata ishin bota ime. Ata ishin zemra ime, ata ishin shpirti im, ata ishin gjithçka. Gjithçka duket kaq surreale. Unë nuk mund të funksionoj. Nuk mund ta kapërcej, nuk do ta kapërcej kurrë. Ata ndriçuan botën e të gjithëve dhe gjithmonë do të më vjen keq që shkuan kaq shpejt. Ata kishin planifikuar kaq shumë dhe tani ata janë larguar. Zgjohem dhe shikoj pemën e tyre të Krishtlindjes dhe shikoj rrobat e tyre, vizatimet e tyre.’’- është shprehur nëna e fëmijëve.
Fëmijët u nxorrën nga zjarri nga zjarrfikësit, por tragjikisht nuk mund të shpëtoheshin dhe u shpallën të vdekur në spital. Më shumë se 60 zjarrfikës me tetë motorë vrapuan drejt flakëve ‘intensive’ dhe iu deshën 90 minuta për ta vënë atë nën kontroll, mirëpo të miturit nuk ia dolën dot të shpëtonin.