Policia e kryeqytetit ka bërë të mundur arrestimin e 8 personave, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale, si vjedhje, dhunë në familje, armëmbajtje pa leje dhe shkelje të tjera të qarkullimit rrugor.
Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës:
Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Q., 51 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe ka keqtrajtuar djalin e tyre të mitur
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë ekzekutimi i vendimit për ndalimin e shtetasit në kërkim N. Z., 49 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë në mungesë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Vjedhja”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë ekzekutimi i vendimit për ndalimin e shtetasit në kërkim A. I. (K)., 31 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– V. M., 39 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin E. B., 27 vjeç;
– A. B., 32 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;
– K. M., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi.
– R. P., 54 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin S. V.
Më datë 19.12.2021, shtetasi S. E., 74 vjeç, ka kallëzuar se para një jave është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më djali i tij, shtetasi R. E., 42 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.