Mesazhe të forta nga ndërkombëtarët lidhur me Drejtësinë në vend. Në 2-vjetorin e ndarjes së certifikatave për agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe hetuesit e SPAK, Yuri Kim dhe Luigi Soreca shprehën edhe njëherë mirënjohjen e tyre. Ishte ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ajo që e konsideroi vitin 2021 si vitin e kthesës së Shqipërisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, duke përgëzuar SPAK e BKH për punën e bërë.
Ndërsa ndër fjalën e saj shtoi se këto dy struktura kishin future tmerrin në radhët e kriminelëve. Ndërkohë që kolegu, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca gjithashtu ishte në të njëjtën “linjë” me Kim, duke u shprehur se gjatë viteve të fundit kanë parë progres në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Po ashtu, ai shtoi se frika që dikur ishte në anën e prokurorëve edhe të gjyqtarëve, por tashmë po kalon në anën tjetër, duke nënkuptuar shkelësit e ligjit. Madje shtoi se më lëvizjet e fundit, duke nënkuptuar arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, frika kishte kapur edhe politikanët e korruptuar.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
(k.m/dosja.al)