Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma në fjalën e saj në Kuvend ka folur për “Foltoren” e Sali Berishës, që sipas saj kjo qeveri i shkel edhe syrin. Duma ironizoi disa ministre të qeverisë Rama, duke i quajtur ato kukulla, që janë vendosur vetëm për balanca gjinore.
Kjo është foltorja në të cilën ne duhet të përpiqemi të përshkruajmë, të tregojmë realitetin. Ky diskutimi i buxhetit me shifra, janë shifra që nuk i thonë asgjë shqiptarëve. Ju vini te kjo foltorja këtu dhe sa që gjendeni keq këtu thërrisni në ndihmë ‘Foltoren’ atje. Sa herë që tek oborri i Kuvendit vinë minatorë, fermerë të tjerë që kanë nevojë mbushet oborri para kuvendit dhe ju thërrisni për oborrin e mbushur para PD. Dëgjoj disa kolegë, që janë prapa, individë që në politikë nuk kanë asnjë kontribut, ministra dhe ministre kukulla, më vjen keq që i përdorin si balancë gjinore dhe vetëm kaq, juve thoni sot çudi e madhe se SPAK nuk ka asnjë të proceduar nga qeverisja e djathë, Po mirë ky SPAK që kapi inceneratorët mos na i bëri ne favor, sepse e kishim ne d0orë apo ndoshta se çështja është më e thellë se kaq. Atë foltoren tonë dhe oborrin tonë ne do ta zgjidhim, sepse na takon. Edhe kur i shkelni syrin dhe kur fërkoni barkun për foltoren tonë prap% ne do ta zgjidhim. Por një gjë është e sigurt, do ta zgjidhim për gjithë Shqipërinë sepse është çështje më e madhe se e PD. Është histori mbi 30 vjeçare që majat në piramidë nuk preken. Mesazhi më i thellë i kriminalitetit është që ata që kalojnë njëherë këtej, ti përdorim ti bëjmë leckë pastaj ti përdorim. Duhet të mendojmë edhe më thellë, pse nuk ka nga e djathta të dënuar. Se ndoshta atje ky është maja e krimit të gjithë janë bashkë dhe njësoj. Prandaj duhet ta zgjidhim që kjo foltorja këtu mos fshihet tek ajo foltorja atje. Ju kërkoj të ndaleni nga pangopësia. Boll me pangopësi.