Refuzoi të kthehej në Kosovë, 41-vjeçari vetëvaret në gjykatën e Francës

0

Një ngjarje e rëndë ka ndoshur në Francë, ku një 41-vjeçar nga Kosova, i dha fund jetës së tij duke u vetëvrarë në bodrumin e gjykatës. Mediat e huaja raporojnë se Fitim Uka u vetëvra me lidhsen e kapuçit të xhupit të tij.

Avokatja e tij tha se ai kishte shkuar në Francë rreth 15 vjet më parë, duke ikur nga konfliktet. Sipas dosjes së Prokurorisë, e cila po e kryen hetimin, kosovari kishte të kaluar traumatike, që lidhej me vrasjen e 15 anëtarëve të familjes së tij.

“Ai mbërriti në Francë rreth 15 vjet më parë, duke ikur nga konfliktet ndëretnike dhe një situatë të paqëndrueshme politike”, tha avokatja e tij, duke pasur parasysh dosjen që i është komunikuar. Ai kishte një të kaluar të dhimbshme traumatike të lidhur me vrasjen në të njëjtën ditë të pesëmbëdhjetë anëtarëve të familjes së tij. Ai u largua nga vendi i tij me vëllain e tij, i cili do të jetonte në Alsace. Ai nuk ka më familje, nuk ka më njeri atje.”-tha avokatja.

“Në moshën 41-vjeçare, preferoi ta mbyllin në një qeli të ndotur, sesa të kthehet në vendin e tij”,- shtoi avokatja.

Sipas elementëve të parë të hetimit për gjetjen e shkaqeve të vdekjes të zbuluara nga Prokuroria e Bordosë në ditën e ngjarjes, 41-vjeçari do të gjykohej pasdite si pjesë e procedurës së paraqitjes së menjëhershme për shmangie nga ekzekutimi i urdhrit për largim nga Franca.Sipas informacioneve Uka një javë më parë kishte refuzuar të hipte në një aeroplan dy ditë më parë për t’u kthyer në Kosovë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu