Rrahu brutalisht gruan dhe vajzën e mitur, arrestohet 52-vjeçari

0

Një 52 vjeçar me inicialet A.D është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së mitur dhe ndaj bashkëjetueses së tij shtetases M.Ll. Gjithashtu ka thyer një urdhër mbrojtje të vendosur më parë nga gjykata.

Njoftimi i Plotë:

Gjirokastër.

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij të mitur, vihet në pranga 52 vjeçari.

Specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 52 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur dhe bashkëjetueses së tij, shtetases M. Ll., si dhe ka thyer urdhërin e mbrojtjes.

Materialet në ngarkim të shtetasit A. D. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu