Haradinaj thirrje Qeverisë: Emigrantët të vinë të lirë dhe papengesa

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të heqin masën e ndalim qarkullimit në mënyrë që diaspora të ketë udhëtim të lirë e pa pengesa. Haradinaj me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se diaspora duhet të mirëpritet e jo t’i kufizojnë me masa e që sipas tij ekspertët po i konsiderojnë jo shkencore dhe jo të nevojshme për menaxhimin e pandemisë.

‘Të dashur motra e vëllezër që jetoni jashtë vendit, Rrugët tuaja drejt vendlindjes nuk u ndalën asnjëherë, as dikur në rrethana okupimi e as sot në liri. Ju i jepni kuptim festave të fundvitit, të cilat do të ishin të zbehta pa ju dhe kjo jo vetëm për faktin që familjet çmallen me ju, por edhe gjallërimi që i bëni ekonomisë së shtetit tonë të përbashkët, vendlindjes tuaj.
U bë më shumë se një vit që edhe Kosova po përballet me pandeminë, ashtu sikur vendet ku jetoni e punoni ju. Fatmirësisht, në këtë fazë ne kemi shumë më pak të infektuar. Sot i bëj thirrje Qeverisë së Kosovës, që të heqin masën e ndalim qarkullimit, për të mundësuar kështu, udhëtim të lirë e të papengesa për diasporën tonë. Ne duhet t’i mirëpresim motrat e vëllezërit tanë, e jo t’i kufizojmë me masa që ekspertët po i konsiderojnë jo shkencore dhe jo të nevojshme për menaxhimin e pandemisë. Të dashur bashkatdhetarë. Mirë se vini në shtëpinë tuaj!,“- shkruan Haradinaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu