Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrrugor Blendi Gonxhe bëri me dije se rezervimi i orarit të kolaudimit të makinave mund të kryhet online. Në një njoftim të publikuar në Facebook, Gonxhe shkruan se të gjithë drejtuesit e makinave mund të kryhet nëpërmjet portalit “e-Albania” duke hyrë në seksionin “Makina ime”. Sipas tij, kjo mënyrë e re rezervimi shmang spekullimet dhe sekserët dhe flukset e mëdha.
NJOFTIMI I BLENDI GONXHES:
Tjetër PUNË E MIRË! Rezervimi i orarit të Kolaudimit të mjetit rrugor kryhet direkt online, për të gjitha Qendrat e Kontrollit Teknik pranë drejtorive rajonale të DPSHTRR!
Risia është se ky sistem i ri rezervimi ofrohet me autentifikim në llogarinë e secilit tek seksioni “Makina ime” në e-Albania, duke eliminuar spekullimet dhe sekserët që abuzonin me radhën kur shërbimi kryhej nga koncesionari!
Mirëadministrojmë linjat, personelin, kohën e çmuar për të gjithë, normalizojmë rrjedhën e shërbimit duke shmangur flukset artificiale “nisem pa plan, kur më teket, vonohem radhëve”!
Njihuni me kujdes me informacionin dhe përshkrimin e aplikimit
Hyni përmes faqeve:
www.e-albania.al
www.dpshtrr.gov.al
#DPSHTRR #MIE #AKSHI
#AutomotorizimiShqiptar🇦🇱