Makthi i COVID-19 po kthehet edhe në Itali.Pasditen e së hënës mbërriti shtyrja e ndeshjes së Serisë B mes Lecces dhe Vicenzës dhe pothuajse në të njëjtën kohë mbërriti edhe shtyrja e ndeshjes Udinese-Salernitana.
Skuadra nga Salerno po bëhej gati të udhëtonte, por klubi u bllokua nga ASL pas pozitivitetit të një prej lojtarëve të skuadrës, plus dy anëtarë të stafit.E gjithë skuadra iu nënshtrua menjëherë testeve për të evituar dhe lojtarë të tjerë të prekur.