Kryedemokrati Lulzim Basha i ftuar në “Real Story” u shpreh se PD dhe ai ka vullnetin dhe potencialin që Shqipëria të oshtijë edhe njëherë nga shpresa dhe jo nga dëshpërimi.
“Të oshtijë edhe njëherë Shqipëria nga shpresa e jo nga dëshpërimi. A është e vështirë? Po. Dëm të madh ka bërë politika, dinosaurët e politikës. Por është e mundur, dhe do të ishte mëkat që sot jemi vendosur përballë Trekëndëshit të Bermudës. PD dhe unë kemi vullnetin që këtë potencial t’ia vëmë në dispozicion Shqipërisë. E gjithë beteja bëhet për fëmijët tanë. Nuk ka përjashtime nga PD, as nga grupi parlamentar. Brenda PD-së ka një galeri personalitetesh dhe individësh dhe të gjithë e kanë vetë në dorë performancën mbi përgjegjësitë e demokratëve që i kanë zgjedhur përfaqësues. Njerëzit do t’i gjykojnë. Jo për simpatinë, por për aftësinë e tyre për të bërë detyrën në parlament, “ u shpreh ai.
Marrë nga “Balkanweb”