Sulmohet ambasada e Bjellorusisë në Londër, lëndohet një diplomat

0

Ambasada e Bjellorusisë në Londër është sulmuar mbrËmjen e djeshme nga një grup personash të panjohur. Ministria e Jashtme e Bjellorusisë raporton se është dëmtuar fasada e godinës së ambasadës, ndërsa është lënduar njëri prej diplomatëve. Ai ka pësuar thyerje të një dhëmbi, të hundës dhe tronditje. Pas kësaj ngjarjeje, diplomatit bjellorus i është ndihma e menjëhershme mjekËsore.

Ministria e Jashtme Bjelloruse akuzoi grupin e refugjatëve nga Bjellorusia në Londër Nadzeya, por vetë ky grup mohoi këto akuza.

Ngjarja konsiderohet si shprehje pakënaqësie ndaj regjimit diktatorial të Aleksandër Lukashenkos në Bjellorusi.