BERISHA: Kam dëgjuar ndonjë prej tyre që të përdorë si argument se “fajin e ka Saliu” është qesharake. Ata që kanë intergritet si politikanë dhe si njerëz e që duan të tregojnë se janë brenda ligjit japin dorëheqjen. Kryesia është shkarkuar e tëra. Se çfarë ishte anti-Kuvendi, i 18 dhjetorit, ishte si anti-mitingu që më organizoi Ramiz Alia në vendlindjen time, në 10 janar. Kishte mbledhur delinkuentë, ekstremistë të majtë. Mendoi se do të mposhte PD, kush ishin delegatët?
Bota e krimit ishte e pranishme në Kuvendin e 18 dhjetorit. E njihni Henri Çilin, e keni harruar. Personazhi më i shpeshtë në media, derisa u mbyll në banesë. Mos krahasoni të pakrahasueshmen.