Një grua 43 vjeçare ka rrëfyer për psikologen krizën e saj martesore që po kalon me burrin e saj.
Ajo tregon për psikologen që burri i saj është shumë i përkushtuar në punë për të fituar më shumë të ardhura për familje.
Gruaja tregon që lidhja me të dashurin i ka sjellë ndjenja që si ka përjetuar më herët dhe se po mendon që të i jep fund martesës.
E dashur psikologe: Lidhja me të dashurin më ka dërguar në nivele tjera të dashurisë, duke më bërë të ndjej gjëra që si kam ndjerë për një kohë të gjatë.
Ndihem aq e zemëruar me burrin tim, sepse ai ka pritur shumë e nuk ka jepur asgjë dhe ne kemi përfunduar në këtë pikë të krizës që po kemi tani.
Unë jam një mama tre fëmijëve dhe jam martuar 20 vjet, unë kam 43 vjeç ndërsa burri im është 45 vjeç.
Ai është një njeri i mirë, por unë e dua atë vetëm si një vëlla, shkëndijat që kam pasur për të kanë ikur nga unë.
Dua të tregoj takimin që kam pasur më të dashurin i cili është me profesion hidraulik.
Unë u njoha me këtë djalë verën e kaluar. Ai është një hidraulik dhe ai më erdhi në ndihmë pasi një tub shpërtheu gjersa burri im po punonte larg. Kishte një tërheqje të menjëhershme.