Përmbytje në Malajzi, humbin jetën 14 persona

0

Malajzia është goditur nga përmbytjet më të këqija që kanë goditur vendin në dekada. BBC shkruan se gjatë fundjavës, shiu i rrëmbyeshëm goditi vendin dhe shkaktoi përmbytje të rënda në tetë shtete, duke zhytur pjesërisht disa qytete dhe fshatra.

Besohet se të paktën 14 persona kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve dhe dhjetëra mijëra janë evakuuar nga shtëpitë e tyre. Ushtria Malajziane po kryen operacione kërkimi dhe shpëtimi me varka dhe dërgon furnizime për njerëzit që janë ende të bllokuar në shtëpitë e tyre.

Situata mund të përkeqësohet pasi Departamenti Meteorologjik parashikoi më shumë reshje shiu dhe stuhi në ditët në vijim, të cilat mund të çojnë në më shumë përmbytje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu