Lëkundje të fuqishme toke në Alaskë, tërmet 5.9 ballë, nuk ka të lënduar

0

 Alaska është goditur nga një tërmet prej 5.9 shkallësh në pjesën jugore të saj, ndërsa raportohet se fatmirësisht nuk pati raportime për pasoja në njerëz ose dëme materiale.

Lëkundjet u regjistruan në Cook Inlet rreth orës 1 e 40 minuta të pasdites së të martës sipas kohës lokale. Shërbimi Gjeologjik i ShBA-së tha se tërmeti ishte i përqendruar afër vullkanit “Iliamna”, 220 kilometra në jugperëndim të qytetit më të madh të Alaskës, Anchorage.

Thellësia e dridhjes ishte 158 kilometra, që, sipas ekspertëve, luajti rol në kufizimin e ndikimit. Megjithatë, dridhja u vërejt në pjesë të ndryshme të Alaskës. Njerëzit raportuan se e kanë ndier tërmetin deri në Fairbanks, Kodiak e Valdez.

Tërmeti u cilësua mesatar. Megjithatë, shkalla 5.9 e Rihterit është më e larta pas së cilës tërmetet vlerësohen si të fuqishme.

Marrë nga independent.co.uk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu