Një ditë pas incidenteve, Basha merr masa, instalohen kamera në selinë blu

0

Një ditë pas incidentit te selia blu, ku një mbështetës i ish-kryeministrit Sali Berisha shkelmoi një derë, duket se kryedemokrati Basha ka marrë masat e para. “Panorama” ka siguruar pamje nga ambientet e jashtme të selisë blu, ku ka nisur instalimi i kamerave.

Ditën e djeshme ish-kryeministri Berisha dhe anëtarët e Komisioni të Rithemelimit të PD, mbërritën në selinë blu, duke hyrë me forcë në ambientet e brendshme të saj. Një prej mbështetësve të tyre goditën me shkelm derën në të cilën u mbajt mbledhja e anëtarëve të Komisionit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu