“Omicron” mbërrin në Shqipëri.
Varianti i fundit i koronavirusit ndodhet në Shqipëri, ku janë konfirmuar dy raste. Lajmi është konfirmuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve mëngjesin e sotëm, gjatë daljes publike.
Kryetarja e Komitetit Mira Rakacolli tha se megjithatë në Shqipëri vijon të mbizotërojë varianti Delta. Prania e Omicron është konfirmuar pas dërgimit të mostrave në Gjermani.