Verstappen dhe marrëveshja me Mercedes: “Lauda e donte, por Red Bull e bindi”

0
Motorsports: FIA Formula One World Championship, WM, Weltmeisterschaft 2020, Grand Prix of Great Britain Motorsports: FIA Formula One World Championship 2020, Grand Prix of Great Britain, 33 Max Verstappen NLD, Aston Martin Red Bull Racing, Christian Horner GBR, Aston Martin Red Bull Racing,.

Max Verstappen në Abu Dhabi ka rishkruar vërtet historinë e F1. Talenti i lindur në vitin 1997, solli për herë të parë Holandën titullin e kampionit të në botën e automobilizmit.

Për më tepër, piloti i Red Bull i dha fund hegjemonisë së Mercedesit, që zgjaste që nga viti 2014. Dhe të mendosh, se vetë Verstappen mund të kishte qenë pjesë e ekipit gjerman, nëse do të kishte përfunduar një negociatë, kur Max ishte ende në gara në F3, siç doli nga dokumentari ‘Maximum’, i transmetuar në kanalet televizive holandeze.

Ashtu si Lewis Hamilton, i cili hapi ciklin e tij fitues me “Shigjetat e Argjendta”, Mercedes i kishte vënë sytë talentit premtues holandez, me idenë për ta bërë atë të sajin. Këtë mendim kishte edhe Red Bull. Jos Verstappen, babai i Maksit, tregon në dokumentar se sa këmbëngulës kishin qenë drejtuesit e ekipit gjerman: “Niki Lauda donte ta merrte Maksin te Mercedesi. Më kujtohet që sapo u larguam nga selia e Red Bull pas një takimi, e gjetëm atë menjëherë përpara nesh”.

Duke pasur parasysh konkurrencën e ashpër me Mercedes, ekipi austriak u detyrua të vinte një ‘bast’. Lëvizja e duhur për të mbyllur marrëveshjen ishte e lidhur me të ardhmen e Max. Drejtori i skuadrës Christian Horner zbulon: “Karta fituese e Red Bull-it do ta lejonte Verstappen të futej menjëherë në Formula 1.”

Duke i dhënë Maxit një të ardhme të menjëhershme në klasën më të lartë, duke anashkaluar kampionatin në F2, skuadra austriake fitoi marrëveshjen. Në fakt, në vitin 2015, talenti holandez debutoi në Formula 1 me Toro Rosso. Më pas në sezonin e ardhshëm, duke filluar nga GP i Katalonjës, kaloi përfundimisht te Red Bull…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu